Futboll

Runi shokon Anglinë: Në 2006-ën luajta me taka metalike për të vrarë lojtarët e Çelsit

Më Angli po bën një zhurmë të madhe intervista e fundit e Uejn Runit për “Sky Sport”, ku ai zbulon një prapaskenë shokuese që ka ndodhur në vitin 2006.

“E dinim që do ta fitonte Çelsi kampionatin, ndaj dhe zëvendësova takat plastike me taka të gjata metalike, që në dyluftime do të më lejonin të ndërhyja fort dhe kështu ndodhi”, – ka deklaruar ish-sulmuesi i Mançester Junajtid. “Xhon Terri la fushën me paterica, i bëra një vrimë në këmbë dhe pas pak javësh i kërkova të më kthente takën”, – ka shtuar Runi.

Uejn Runi, ish-sulmues i Mançester Junajtid. Gazeta Si, 9 shkurt 2022

Një rrëfim, që nga një anë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Frederatës Angleze të Futbollit, e cila ka ndërhyrë dhe ka kërkuar qartësimin e situatës nga ish-lojtari i Mançester Junajtid, sot trajner i Derbi Kauntit. Nga ana tjetër, ky rrëfim ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale. Runi mund të marrë tashmë një ndëshkim disiplinor.

Në vitin 2002, ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Roi Kin, u skualifikua për 5 javë, pasi kishte pranuar në autobiografinë e tyij se kishte dëmtuar qëllimisht Inge Haland në një derbi të vitit 2001.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë