Lojëra me Dore

Rune fiton ‘maratonën’ me Siner, në finalen e Montekarlos përballet me Rublev

Gazeta Si – Rune dhe Rublev janë dy finalistët e turenut të Montekarlos, pasi kanë eliminuar në gjysmëfinale respektivisht Siner dhe Fritz.

Ëndrra e Janik Siner u shua në gjysmëfinalen e Atp në dheun e kuq të Montekarlos. Italiani u eliminua pas 3 setesh nga danezi Holger Rune, me rezultatin 1-6, 7-5 dhe 7-5. Ishte një ndeshje maratonë, që u ndërpre për shkak të shiut. Dukej se Siner e kishte në dorë finalen, por 21-vjeçari nuk ia doli.

Një goditje e rëndë për Janik Siner, që ishte vetëm një hap larg ‘tie-break’-ut në setin e 3-të, por në fund ishte danezi ai që kaloi në finalen e Montekarlos. Për herë të tretë radhazi italiani shkon deri në aktin e parafundit të turneut, por takimi me Masters 1000 e parë në karrierë është shtyrë sërish.

Në finale Rune do të përballet me Andrei Rublev. Rusi eliminoi me përmbysje amerikanin Tejlor Fritz, me rezultatin 5-7, 6-1 dhe 6-3. Ishte një ndeshje e dominuar në pjesën e dytë të saj nga Rublev. Mjafton të përmendim faktin se numri 6 në klasifikimin Atp i la vetëm 4 gejme kundërshtarit të tij amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë