Gazeta Si – Kosova, sipas rregullores, nuk duhej të shortohej në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën në eliminatoret e Euro 2024. Arsyeja dihet, politike. Por edhe tani ka dalë një problem me Rumaninë.
Ky vend ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe pasi kanë rënë në të njëjtin grup eliminator, është krijuar një situatë konfuze. Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melaskanu, sipas ‘Prosport.ro’, ka thënë se ndeshjet me Kosovën nuk duhet të luhen.

Meleskanu i bën thirrje Federatës Rumune të Futbollit që të mos pranojnë të luajë kundër Kosovës. “Kosova nuk njihet nga një numër shtetesh, ku bën pjesë edhe Rumania. Kurrë s’e kemi njohur pavarësinë e Kosovës.
Federata jonë, me anë të Razvan Burleanu, duhet të diskutojë me vende të tjera që kanë të njëjtin qëndrim dhe të gjejnë një zgjidhje që nuk e prish sistemin. Federata duhet ta gjejë zgjidhjen, në të kundërt mund të humbim 3-0”, – u shpreh Meleskanu.
Federata e Rumanisë në fakt e ka të vështirë të vendosë të mos luajë ndaj Kosovës, sepse në të tilla raste penalizimi është i rëndë, deri në përjashtim nga aktiviteti.
Kosova u shortua në Grupin I të eliminatoreve të Euro 2024, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




