Futboll

Rumania grumbullon një 15-vjeçar në kombëtare, konsiderohet si Haxhi i ri

Ka lindur në Kanada, ka qenë 2 vjet pjesë e Barcelonës dhe tani po e rrit George Haxhi, trajneri i tij te Farul Costanza, me të cilin është bërë shënuesi më i ri në moshë në Rumani. Tani vjen edhe grumbullimi i parë me kombëtaren.

Enes Sali ka vendosur rekordin e shënuesit më të ri në moshë në Rumani, 15 vjeç e 6 muaj, me skuadrën e drejtuar nga George Haxhi, legjenda e futbollit rumun. Sali është një fantazist me kualitet, një 10-ë klasike që ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në nivelin elitar të futbollit rumun.

Dhe çfarë goli. Slalom në mes të dy kundërshtarëve në fushë të hapur, një vrap i lehtë në fakt para atij prej 40 metrash për të shkuar dhe për të përqafuar Haxhin. Është edhe në “top 10” të debutuesve më të rinj.

Sali dhe Haxhi. Gazeta Si, 4 nentor 2021

Trajneri i Rumanisë, Mirel Radoi, e ka grumbulluar për ndeshjet me Islandën dhe Lihtenshteinin, që luhen më 11 dhe 14 nëntor. Rumania është e dyta, me 13 pikë, dhe synon “play-off”-in për të shkuar në Botëror. Bashkë më djalin e Haxhit, Puscas, Alibec, Man dhe Marin, ka vend edhe për 15-vjeçarin e lindur në Toronto. Sali ka lindur në 2006-ën dhe në Instagram nuk ka as 4 mijë ndjekës.

Nëse Sali luan, do të bëhej debutuesi më i ri në kombëtaren rumune, duke i marrë rekordin Kristi Maneas (në fushë 16 vjeç kundër Shqipërisë në 2014-ën). Sali ka disa ndeshje me kombëtaren U-16, një me U-17-ën dhe asnjë me U-21-shin. Goli kundër Clincenit e ka futur në historinë e futbollit rumun, ashtu si dhe debutimi ndaj Sepsit në gusht. Sali ka luajtur për gati dy vjet në fidanishten e Barcelonës, drejtuesit e së cilës e pikasën në një turne, kur ai ishte 11 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë