Euro2024

Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kualifikohen në grupin E. Jashtë Ukraina

Katër skuadra me nga po kaq pikë në grupin E, por në fund festojnë Rumania, Belgjika dhe Sllovakia, ndërkohë që mbetet jashtë Europianit Ukraina, pavarësisht se e mbylli fazën e grupeve me të njëjtat pikë si rivalët.

Në barazim 0-0 u mbyll dueli Ukrainë-Belgjikë, me minutat e fundit që ishin shumë të bukura, pasi të dyja skuadrat po tentonin fitoren.

Pa fitues edhe dueli tjetër mes Rumanisë dhe Sllovakisë. Rezultati 1-1 gëzoi dy kampet, që festuan në fund avancimin në raundin e 1/8-ve.

Belgjika si vendi dytë, gjen Francën përballë në një finale të parakohshme, ndërkohë që Sllovakia do të ndeshjet me Anglinë ose Spanjën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë