Bota

Rubio: Takimi Trump-Zelensky i mundshëm javën e ardhshme

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të takohet javën e ardhshme me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje paqeje që do të pranonte edhe Presidenti rus, Vladimir Putin.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një deklarate për gazetarët në Izrael

Sipas Rubio-s, takimi i mundshëm mes Trump dhe Zelensky pritet të zhvillohet në New York, gjatë javës së ardhshme, kur mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Trump ka zhvilluar shumë telefonata me Putinin, shumë takime me Zelenskyn, dhe ndoshta do të takohen sërish javën tjetër në Nju Jork”, u shpreh Rubio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë