Futboll

Rubini tallet me Juventusin: I dukeshin shumë 20 milionë euro për Kvaratskhelian!

Gazeta Si – Klubi rus bën humor në Tik Tok me Juventusin pas humbjes së thellë në ndeshjen me Napolin, ku futbollisti gjeorgjian shkëlqeu me gol dhe asiste.

Khviça Kvaratskhelia ishte në shënjestrën e Juventusit në vitin 2021, kur klubi bardhezi e quajti të ekzagjeruar kërkesën financiare të Rubin Kazanit, ekipit të atëhershëm të ‘Kvaras’. Rusët kërkonin 20 milionë euro për ‘xhevahirin’ e tyre.

Tani, pas paraqitjes shumë të mirë të sulmuesit gjeorgjian në ‘Maradona’, klubi rus gjeti një mënyrë simpatike për t’u tallur pak në Tik Tok me bardhezinjtë, duke publikuar videon e golit të 2-0 në ndeshjen e së premtes.

“Në 2021-ën, 20 milionë euro për Kvaratskhelian ishin shumë?” – është komenti që shoqëron videon. Dhe drejtuesit e Juventusit, me atë që kanë parë në fushë, me siguri e kanë peng që nuk e kanë blerë gjeorgjianin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë