Ekonomi

Rrugëtimi i Europës për rimëkëmbje ekonomike është vështirësuar

Biznesmeni gjerman Peter Fenkl gjithmonë supozonte se viti 2020 do të ishte një betejë e vështirë. Por në hyrje të këtij viti, është e qartë se sfida është shumë më e madhe.

Shefi ekzekutiv i firmës prodhuese Ziel-Abegg është një nga shumë menaxherët në Europë që po shohin një goditje në fitimet e kompanive të tyre. Ndërkohë shpërthimi i koronavirusit vazhdon  të sjellë lajme të këqija për ekonominë e Europës që është në një gjëndje delikate e gradualisht duket se po i humb shpresat për rimëkëmbje.

“Çdo vit ka evente që na ndikojnë ne në mënyrë direkte apo indirekte qofshin ato sanksionet kundër Rusisë, problemet me Iranin e Turqinë, apo lufta tregtare me ShBA-në”, shprehet Frenkl. “Në rastin më të keq ne nuk do të jemi në gjëndje të mbajmë parashikimet tona optimiste, por do të bëjmë të pamundurën për t’u përballur me këto pengesa”.

Ky frustrim po përhapet përgjatë gjithë bizneseve në Europë, mbështetja e të cilëve tek eksportet dhe globalizimi i ekspozon ata në pengesa të lindura si rrjedhojë e luftrave tregtare e konflikteve politikë.

Prodhuesi i gomave Michelin ka ulur parashikimin e fitimeve dhe Pernord – Ricard, pronari i uiskit “Jameson” ka paralajmëruar se impakti i virusit do të jetë i rëndë teksa ka pergjysmuar fitimin e parashikuar të kompanisë.

Shqetësimet e rënies ekonomike të Kinës kanë ngritur re në horizontin e dikurshëm optimist që shihej në fund të 2019-ës.

Tani investitorët kanë filluar të shqetësohen përsëri e i’u ka ikur dashuria e monedhës së Euros. Monedha europiane  ka rënë rreth 4% kundrejt dollarit këtë vit e është më e ulta në thuajse tre vite.

Raportet e të premtes do të tregojnë shenja të hershme të goditjes ekonomike. Indeksi “Purchasing Manager’s Index” pritet të tregojë rënie në vlerësimet e sektorëve të prodhimit dhe shërbimeve në fund të shkurtit.

Paralizimet e qyteteve (shutdowns) në Kinë kanë dëmtuar kërkesën konsumatore në ekonominë e dytë më të madhe të botës si dhe kanë forcuar kompanitë  të mbyllin tërë fabrikat e tyre.

Për Fenkl, firma e të cilit bën ventilatorë dhe motorë, ato paralizime të qyteteve i kushtojnë atij 2 milion euro (2.2 milion dollarë) në javë. Edhe tani, vetëm gjysma e punonjësve të tij me rezidencë nga Kina janë rikthyer të punojnë në fabrikën e tij pranë Shangait.

Ekonomia e eurozonës mezi po përpiqej të ngrihej përpara se të goditej nga virusi. Prodhimi industrial ra në fund të vitit 2019, dhe tre ekonomitë më të mëdha të rajonit - Gjermania, Franca dhe Italia - të gjitha nuk arritën të rriten ekonomikisht.

Vonesa e përsëritur për rimëkëmbje ofron një perspektivë shqetësuese teksa shanset që Banka Qëndrore të jetë në gjëndje të vejë këmbën në mënyrë deçizive për t’i nxjerrë nga kjo situatë janë tepër të ulta.

Arsenali monetar është dobësuar nga një dekadë lufte kundër krizës financiare dhe politikanët i kanë shtyrë qeveritë respektive për të vepruar e të marrin përsipër një pjesë të kësaj barreje.

Pra shohim se përpjekjet për të realizuar një përgjigje fiskale të koordinuar ndaj problemeve ekonomike po ecin me hap të ngadaltë. Presidenti i Eurogrup-it pranoi këtë javë që kabineti i tij mund të bëjë më shumë nëse gjërat përkeqësohen, por krijimi i buxhetit për bllokun është në hapat e tij embrionike dhe vëndet me sufiçite për të shpenzuar i kanë rezistuar presionit.

“Shqetësimi ynë i parë në zonën e euros duhet të jetë niveli i rritjes ekonomike," tha Ministri i Financave i Francës Bruno Le Maire të martën në një takim me homologët e tij në Bruksel. "Është mbi të gjitha e pamjaftueshme për të garantuar prosperitetin e secilit qytetar të zonës së euros", shton ai

Le Maire do të mblidhet me grupin e 20 kolegëve në Riad këtë fundjavë, ku shoku ekonomik do të jetë tema kryesore.

Impakti i koronavirusit mund të përkeqësojë vështirësitë me të cilët Europa po përballet nga faza 1 e marrveshjes tregtare. Angazhimet tregtare të Kinës nga marrveshja me SHBA-në mund të jenë kosto oportune në dëm të Europës si dhe një reduktim në kërkesën nga Kina e bën situatën e më shqetësuese.

“Është faktikisht keq situata”, shprehet Gabriel Felbermayr, president i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. “Efektet e shmangies tregtare (trade-diversion, term në ekonomiks) janë edhe më të dëmshme në kontekstin e koronavirusit sesa do të ishin pa shpërthimin e këtij virusi”, shton ai.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë