Ka ndodhur

Rruga e Thethit ende e bllokuar prej disa ditësh, bora mbi 1 metër

Gazeta Si - Rruga e Thethit në aksin Qafë-Thore-Theth, vijon të jetë e bllokuar prej disa ditësh pas reshjeve të dendura të borës. Dendësia e dëborës është mbi 1 metër kryesisht në zonën e tuneleve.

Në këtë aks është punuar me mjete dhe punëtorë për ta bërë të aksesueshëm për qytetarët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sipas raportimeve, e bllokuar është dhe Qafa e Predelecit, ku bora arrin mbi 1 metër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë