Ka ndodhur

Rruga e Rinasit me një sens kalimi, banorët protestojnë dhe përplasen me policinë

Gazeta Si – Banorë të shumtë të zonës së Rinasit kanë protestuar të hënën kundër bllokimit të rrugës drejt aeroportit dhe kalimit të rrugës me një sens.

Ata thonë se bllokimi i rrugës i dëmton si banorë dhe biznese, duke u penguar aksesin në varreza, për të dërguar fëmijët në shkollë etj.

Ata janë përplasur me policinë për këtë vendim, duke u shprehur se autoritetet përkatëse nuk kanë folur me ta.

“Një minutë e më parë të hapin rrugën. Nuk mund të durojmë më. Ose të mos çojmë kalamajtë në shkollë. Keq na vjen ne nuk duam konflikt por jemi të detyruar.  Merrni masa një orë e më parë. Duam të hapet rruga sa më parë”, – thotë një banor.

Ndërkohë, banorët kanë tentuar që të bllokojnë rrugën dhe për pasojë janë konfrontuar me uniformat blu.

Duke filluar nga data 1 Maj e këtij viti, të gjithë ata që udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin udhëzimet më të reja që ka bërë publike Autoriteti Rrugor Shqiptar.

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë