Analize

Rruga ballkanike e refugjatëve nga Shqipëria në BE

Ballkani, rajoni më i varfër në Europë, po përballet me një valë të pashembullt emigrantësh. Rruga Ballkanike që përdorej nga refugjatët për të arritur në Europën Perëndimore nga Turqia dhe Greqia, ka ndryshuar. Më parë, kjo rrugë kalonte nga Bullgaria, në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, për të shkuar me pas drejt Gjermanisë ose Austrisë. Megjithatë, Hungaria ka arritur të mbyllë kufijtë nëpërmjet mbikëqyrjes dhe brutalitetit të policisë kundër emigrantëve. Tanimë rruga është zhvendosur në drejtim të jugut, duke kaluar nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnja, ku duket se janë mbledhur mijëra emigrantë.

Një grup gazetarësh italianë të “Rai 3”  kanë udhëtuar kohët e fundit nëpërmjet Rrugës së re Ballkanike, duke kaluar nga Janina, në Shqipëri dhe duke përfunduar në një qytët boshnjak që ndodhet pranë kufirit kroat. Janina është kryeqyteti i rajonit veriperëndimor të Epirit. Kufiri shqiptar është vetëm një orë larg, prandaj të gjithë emigrantët që duan të udhëtojnë nga Greqia për në Ballkan, e fillojnë udhëtimin e tyre nga këtu. Për shkak të Rregullores së Tretë të Dublinit, e cila i detyron emigrantët të marrin azil në vendin e parë të BE-së, ku hyjnë, ata nuk duan të regjistrohen në sistemin zyrtar Greqisë, pasi kjo do t'i parandalonte të kërkonin azil në vendet e tjera evropiane. Numri i emigrantëve që vijnë në Greqi ka rënë ndjeshëm pas miratimit të marrëveshjes BE-Turqi, në mars të vitit 2016. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Evropian i premtoi Turqisë 6 miliardë euro ndihma financiare për të ndaluar emigrantët që të mos kalonin detin drejt Greqisë dhe të hynin në Evropën Perëndimore. Megjithatë, mijëra njerëz vazhdojnë të kalojnë kufirin turk. Sirianët, afganët, pakistanezët, afrikanët e veriut dhe irakianët janë grupet më të mëdha.  Para se të kalojmë në Shqipëri në Kakavia, ata ndalën fillimisht në Kalpaki, një qytezë njëzet e shtatë kilometra larg kufirit.

Rruga e re dhe rruga e vjeter Ballkanike

"Shohim njerëz që ecin drejt kufirit çdo ditë. Edhe familje me fëmijë të vegjël, "tregon Katerina, një banakiere që punon në qytetin e vogël grek. Policia nuk mund të bëjë asgjë, dhe autoritetet greke janë të lumtur që refugjatët po largohen nga vendi. Në kufi, gazetarët bisedojnë me një oficer doganor shqiptar, duke i thënë se po hetojmë kalimin e paligjshëm të refugjatëve nga Greqia në Shqipëri. Ai u tregon me gisht një kodër të vogël afër kufirit. "A e shihni atë kodër? Këtu fillojnë të gjitha rrugët që të çojnë në Shqipëri ", u tregon ai. Gazetarët ndjekim këshillën e tij dhe disa minuta më vonë e gjejnë veten në një shteg të vogël kodrinor. Ishte e qartë se rruga përdorej çdo ditë nga njerëz që përpiqeshin të kalonin kufirin. Tabelat, fletëpalosjet me informacionet e UNHCR-së dhe paketimet e ushqimeve ishin të shpërndara kudo në terren.

Pas ecjes për njëzet minuta, ata arritën në Shqipëri, por gjëja e parë që panë i bëri të dëshironin të ktheheshin sërish në Greqi: një oficer policie po përpiqej të arrestonte dy kalimtarë të paligjshëm. Në një takim me kancelarin austriak Sebastian Kurz, në maj të këtij viti, Kryeministri shqiptar Edi Rama pretendoi se numri i emigrantëve "ilegalë" në Shqipëri u rrit nga 162 persona në janar të vitit 2017 në 2,3111 në vitin 2018. Kurz nga ana tjetër ka deklaruar disa herë se shpreson që ky shteg i ri i emigrantëve të mbyllet sa më parë të jetë e mundur. Ai planifikon t’i pengojë refugjatët që të kalojnë në mënyrë të paligjshme në brenda vendeve të Ballkanit. Kurz ka marrë tashmë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë që të përmirësojë kontrollet e saj kufitare. Për herë të parë në Shqipëri ka mbërritur një grup i policisë kufitare europiane, Frontex, i cili po patrullon tanimë kufijte me Greqinë, në mënyrë që të parandalojë emigracionin e paligjshëm por edhe të evidentojë rastet e trafikut të qënieve njërëzore. Tirana është shtëpia e qendrës së vetme të azilkërkuesve.  Nëse emigrantët në Shqipëri nuk kanë status ligjor, ata nuk mund të udhëtojnë as me autobus as me taksi. Nëse policia zbulon emigrantë në zonën kufitare, i dërgon mbrpash në kufirin grek, por nëse i gjen brenda territorit kombëtar, i dërgon në qendrën e azilkërkursve në rrethinat e Tiranës.

Policia shqiptare kap disa refugjatë në pranë kufirit shqiptaro-grek

"Policia na solli në Tiranë", thotë Mohammed, duke qëndruar para hyrjes së qendrës pritëse për refugjatët- Disa marrin një taksi nga Kakavia. Kushton shumë, por të paktën këtu ke një vend ku mund të pushosh para se të shkosh drejt Malit të Zi ". Shqipëria ka nivele të larta të korrupsionit shtetëror. Autoritetet e dinë për kalimin e paligjshëm nëpërmjet taksive, por deri me tani nuk marrë asnjë masë.

“Qendra është momentalisht e mbyllur dhe ne kemi nevojë për leje që të hyjmë, kështu që po presim jashtë. Do të qëndrojmë këtu për nja dy ditë dhe pastaj do të udhëtojmë drejt Malit të Zi- shpjegon një tjetër mysafir në qendrën e azilkërkuesve- Ne largohemi nga Tirana ketë pasdite, për të shkuar drejt Hanit të Hotit, në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.  Aty policia është shumë e përpiktë. Ata kontrollojnë çdo vrimë dhe ndarje të mundshme në makinë.”

 Autoritetet malazeze kanë akuzuar shpesh shtetin shqiptar se lejon  emigrantët të kalojnë me lehtësi kufirin. Në të vërtetë, për të njëjtat arsye si autoritetet greke, as Shqipëria nuk dëshiron të merret me njerëz që nuk planifikojnë të qendrojnë në vend. Për autoritet shqiptare, refugjatët janë një problem me të cilin duhet të merrën fqinjët. Emigrantët nuk shqetësohen nëse i regjistrojnë në Shqipëri apo Malin e Zi, pasi që marrëveshja “Dublin III” nuk zbatohet jashtë Bashkimit Europian, keshtu që regjistrimi në shtetet ballkanike nuk i pengon që të kërkojnë azil në BE. Një taksi me tre marokienë ndalon para derës kryesore në qendrës se azilkërkuesve në Tiranë. "Ata sapo kanë ardhur direkt nga kufiri," shpjegon Shaidi, një njëzet e tre vjeçar nga Pakistani që sapo ka kaluar kufirin shqiptaro-grek së bashku me disa pakistanezët e tjerë. Gazetarët e pyesin si mbërriti si Shqipëri.

Refugjatët strehohen në Janinë

"Ecëm nga kufiri grek në atë shqiptar dhe morën një autobus drejt Tiranës. Më pas nga kapi një furgon policie dhe na solli këtu”, përgjigjet Shaidi me qetësi. Ai thotë se do të pushojë për disa ditë në kryeqytetin shqiptar dhe se pastaj do të vazhdojë udhëtimin drejt Bosnjes.   “Mëngjesin e ardhshëm jemi gati të udhëtojmë për në Bihac, një qytet në Bosnjën verilindore” rrëfen ai, duke theksuar se atje kufiri kroat është vetëm dhjetë kilometra larg. Emigrantët mblidhen në Bihac për një arsye të thjeshtë: Sllovenia është më afër, dhe rruga drejt Triestes  duket më e lehtë. Megjithatë, numri i emigrantëve që jetojnë ose qëndrojnë në Bihac po rritet dita-ditës. Si vend anëtar i BE-së, Kroacia po zbaton një strategji të fuqishme për kontrollin e kufijve. Metodat e saj për të prerë këtë rrugë variojnë nga helikopterët, tek dylbitë e natës dhe dyfishimi i patrullave kufitare.  Kjo ka bërë që Bosnja të mbajë peshën më të madhe të refugjatëve, të cilët kanë ardhur kohët e fundit nga të gjitha drejtimet. Në Bihac,  gazetaët folëm me të paktën pesëmbëdhjetë refugjatë, të cilët deklaruan se ishin dhunuar nga policia kroate, në incidente të ngjashme me ato në Hungari gjatë vitit të kaluar. Emigrantët akuzojnë autoritetet kroate se po përpiqen të frenojnë kalimet kufitare nëpërmjet përdorimit të qëllimshëm të dhunës. Megjithatë, këto mizori nuk i kanë ndaluar emigrantët. Kur u pyetën nëse do t’i provonin sërish kalimin e rrezikshëm nga Greqia, në Shqipëri, Mal të zi dhe më pas në Bosnje, të gjithë u përgjigjën, pa hezitim, "Po!”

Refugjatët nëpër kufijtë ballkanik

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë