Gazeta Si – Championsi ia lë sot vendin dy kompeticioneve të tjera europiane për klube, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës, që luajnë dy gjysmëfinalet e para. Vëmendja e tifozëve shqiptarë sigurisht që është më e madhe te Liga e Konferencës, finalja e së cilës luhet në Tiranë, më 25 maj.
Dhe në këtë rast, sportdashësit shqiptarë janë bërë tifozë me Romën. Përveçse është një nga katër skuadrat më të mëdha të mbetura në garë, me italianët aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Kaq mjafton për të mbështetur Romën në rrugën drejt finales së Tiranës.

Skuadra e Mourinjos luan sot në fushën e Leiçesterit, që është një kundërshtar mjaft i fortë. Kumbulla nuk është preferuar nga trajneri portugez në ndeshjet e fundit, por ndoshta sot mund të ketë minuta. Italianët nuk kanë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje.
Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Konferencës është ajo që luhet në Holandë mes Fejnordit dhe Olimpikut të Marsejës, me francezët favoritë për të ardhur në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.