Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, ishte ai që tërhoqi goglat në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Konferencës, finalja e së cilës luhet më 25 maj në Tiranë. Një finale historike kjo, pasi është e para për kompeticionin e ri të krijuar nga UEFA.
Dhe për Romën e Marash Kumbullës, ish-lojtari i Lacios peshkoi një kundërshtar makthi, norvegjezët e Bodo Glimt. Ishte ky ekip që në fazën e grupeve e mundi thellë 6-1 Romën, duke shkaktuar një tronditje të fortë, që solli edhe një pezullim të përkohshëm të mbrojtësit kuqezi dhe disa të tjerëve nga trajneri Mourinjo.

Ishte një humbje e bujshme ajo e Norvegjisë, 6-1 ndaj një ekipi “të panjohur”, që në Romë barazoi 2-2. Ndeshja e parë çerekfinale luhet më 7 prill në Norvegji, ajo e kthimit një javë më pas në Romë. Nëse kualifikohet, Roma përballet me fituesin e çiftit Leiçester-PSV në gjysmëfinale.
Pa fat ishte në short Lorik Cana për mbrojtësin tjetër të Kombëtares, Eena Mihaj. PAOK-u i tij do të ndeshet në çerekfinale me francezët e Olimpikut të Marsejës.
Liga e Konferencës, çerekfinalet
Bodo/Glimt-Roma
Fejnord-Sllavia Pragë
Marsejë-PAOK
Leiçester-PSV
Gjysmëfinalet
Leiçester/PSV-Bodo Glimt/Roma
Fejnord/Sllavia Pragë-O.Marsesë/PAOK
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




