Ka ndodhur

Rrufeja godet shtëpinë në Dimal, shpëtojnë mrekullisht familjarët

Gazeta Si – Një shtëpi dykatëshe është djegur sot në Drenovicë, në Dimal, pasi është goditur nga rrufeja.

Kur shtëpia e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi mori zjarr, brenda saj ndodheshin familjarët e tjerë, por të gjithë kanë dalë pa pësuar dëmtime.

Komshinjtë kanë ndihmuar banorët e shtëpisë për të shpëtuar nga rreziku. Zjarri u lokalizua nga forcat zjarrfikëse, që shkuan menjëherë në vendngjarje.

Shtëpia është dëmtuar shumë në katin e dytë të saj, që është djegur plotësisht. Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk pati asnjë persona të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë