Politike

Rroftë Shqipëria dhe zito i Elada! Rama i kërkon votën shqiptarëve të Greqisë (fjala e plotë)

Nga Gazeta 'SI' - Kryeministri Edi Rama dha nga Selaniku lajmin se do të firmoset një kontratë, përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t'u mësojnë gjuhën amtarë vogëlushëve shqiptarë në Greqi.

"Do t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipes. Janë në Selanik 8 nga 50 mësuesit parë të gjuhës shqipe, me të cilat ministria do lidhë kontratë pune për t’u mësuar gjuhë armëtarë vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra", tha Rama duke shtuar se do të zhvillohet një aplikacion për pajisjet telefonike për gjuhën shqipe.

Kreu i qeverisë u ndal dhe tek incidenti që ndodhi mbrëmjen e shkuar me gazetarët shqiptarë në kufirin grek. Rama tha se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe se nuk mund të ndodhë asnjëherë për gazetarët grekë në kufirin shqiptar. Ai falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e kësaj situate, duke e quajtur një situatë absurde.

Kryeministri tha se do t’i drejtohet zyrtarisht qeverisë greke për rishikimin e vendimit të vitit 2011 që ndalon gazetarin Marin Mema të hyjë në Greqi.

“U shpreh keqardhjen gazetarëve nga Shqipëria, që u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por duhet të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin një situate absurde që kurrë si ka ndodhur dhe s’mund ti ndodhë për asnjë arsye asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë. Meqë po flasim për gazetarët dhe lëvizjen e lirë të gazetarëve dua të besoj se ministri i jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ia drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendim absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema të futet në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, ai nuk ka bërë asgjë më shumë dhe asgjë me pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve,. Nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm ndaj kujtoftë në Athinë që ka nxitur apo ka marrë vendim absurd për ti ndaluar hyrjen në një vend të BE si Greqia, ky s’mund të jetë shkak për ti hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Është masë ekstreme antidemokratike, që bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit europian”, tha kryeministri.

Rama dha një mesazh dhe për operacionet e drejtësisë, ndërsa u ndal edhe në burgosjen e liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nanos. Rama tha se paraardhësi i tij u burgos për hesap të partisë politike në pushtet.

“Mjafton të kujtoni Fatos Nanon, që u burgos jo nga një drejtësi e pavarur, as për përfitime të paligjshme personale, por për hesap të një partie në pushtet që më pas e fundosi Shqipërinë në rrënojat e piramidave financiare pa iu hyrë as një gjemb në këmbë. Sot historia e partisë në pushtet që orienton dhe kontrollin drejtësinë ka marrë fund. Udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të madhe të llumit të korruptuar me vetingun dhe tani po fshin edhe llum nga ai i zullumit shumë vjeçar të politikës. Kijeni parasysh asnjë nga vendet e reja anëtare të BE, ato që kanë hyrë më parë, nuk e ka bërë një reformë të tillë para se të futej në BE. Në rajon kjo s’ka ndodhur akoma dhe as në vendet që i kanë çelur negociatat para nesh kjo nuk ka nisur të jetë një reformë. Prandaj jam shumë besimplotë se pse ne kemi ecur shumë para pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet herë nga një shtet tjetër, e ardhmja jonë në BE nuk është me e largët por është në duart tona për ta afruar në harkun e 5 viteve të ardhshme”, tha Rama.

Në fjalën e tij që zgjati rreth 80 minuta, Rama i kërkoi shqiptarëve të Greqisë votën në zgjedhjet e 2025-s, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së.

"Sot ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me të gjithë shokët e mi të ramëve, për ta bërë realitet këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër se pa marrë edhe votat e palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur,. Tanimë ua them me plot gojën, se në pranverën e ardhshme u kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë, e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju shqiptarët e Europës i kenë dhënë familjeve tuaja, mundësinë që të përfitojë nga të gjitha të mirat e të jetuarit brenda familjes së BE. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, me ju në Greqi, shqiptarët e europës dhe të Amerikës, ta ngremë flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në Bruksel brenda kësaj dekade", u shpreh kryeministri.

Ai u ndal dhe tek protesta e nacionalistëve grekë që e pritën në hyrje të sallës ku po mbahet takimi, duke i quajtur “grup fantazmash” sepse termi “Vorio Epir ka vdekur”.

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir,që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje, kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë turit me emigrantët në Selanik tha se ky qytet grek mund të quhet si qyteti i mundësive për shqiptarët, nga Ali Pashë Tepelena tek Çajupi.

“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve. Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive. Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës”, – u shpreh Rama.

Ndër të tjera, Rama iu tha emigrantëve të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pasi do të kenë më shumë fitime dhe më pak taksa.

Në përgjigje të pyetjeve nga të pranishmit, kryeministri shqiptar tha se ka diskutime për një linjë direkte Tiranë-Selanik, me kompaninë “Air Albania”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë