Mode

Rrjetet sociale dhe ekonomia po ndryshojnë koleksionet e stilistëve

Markat e mëdha dhe ato të rejat do të prezantojnë koleksionet e tyre në Javën e Modës në Nju Jork e cila nis të premten. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e modës dhe të gjithë mundohen të kenë momentin e tyre të lavdisë.

Nga Michael Kors tek heron Preston, më shumë se 70 marka do të shfaqin modelet e tyre vjeshtë/dimër 2023 nëpër qytet.

Në një kohë kur mediat sociale po tregojnë në kohë reale shfaqje që dikur ishin ekskluzive vetëm në pasarela, markat po kërkojnë të dallohen nga të tjerat dhe të bëjnë më shumë bujë.

“Shumë stilistë po e kuptojnë se të rinjtë dhe TikTok duan më shumë produkte të çuditshme dhe sa më e çuditshme të jetë një veshje, aq më mirë është”, tha për Reuters Frances Sola-Santiago, stiliste.

Solá-Santiago thotë se pret të shohë një rikthim të modës së viteve 2000 dhe rikthimin e veshjeve të jetës së natës.

Gjithashtu mund të ketë edhe tendenca që janë të frymëzuara nga rrjetet sociale,

Megjithatë, në një kohë kur njerëzit globalisht po përjetojnë inflacion të lartë edhe për gjërat thelbësore të përditshme, a do të pasqyrojnë dizajnet realitetin e kohëve aktuale?

“Moda gjithmonë frymëzohet vërtet nga ajo që po ndodh nga ana ekonomike, kështu që flitet shumë se si do të reagojnë stilistët ndaj inflacionit”, thotë Solá-Santiago.

Ajo shton se kjo është diçka shumë e veçantë dhe është interesante të shohësh në pasarelë se si inflacioni po ndikon në mënyrën se si vishen njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë