Ekonomi

Rritjen më të madhe të shitjeve në tremujorin e tretë e kishin hotelet dhe agjencitë e udhëtimit

Agjencitë e udhëtimit dhe hotelet që ishin më të goditurat nga pandemia gjatë vitit 2020, kanë rritjen vjetore më të lartë të shitjeve, punësimit dhe pagave në tremujorin e tretë.

Treguesit tremujorë të pagave, punësimit dhe shitjeve u rriten në të gjithë sektorët e shërbimit sipas të dhënave të INSTAT. Edhe tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave kishin rritje në të gjithë treguesit.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11.4% në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2.9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 ndërsa fondit i pagave shënoi rritje 19.7%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Hotele me rritjen më të lartë

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 2.2 herë, krahasuar me tremujorin e tretë 2020, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje me 36.6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 61.4%, krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë.

Bar, Restorante, pagat u rritën pak

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 18.7% në bizneset e bareve dhe restoranteve krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi u rrit me 1.8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 14.4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Transport, Magazinim dhe Postë, shitjet u rriten 66.5%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 66.5% në sektorin e transportit dhe postës, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5.2%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 dhe fondi i pagave shënoi rritje 19.6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Informacion dhe Komunikacion, fondi i pagave u rrit me 55%

Në sektorin e informacionit dhe komunikimit indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16.9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 25.9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i fondit të pagave u rrit me 55.1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike, rritje në të gjithë treguesit

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike, në tremujorin e tretë 2021 u rritën për të gjithë treguesit. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 37.6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7.0%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25.3%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Agjenci udhëtimi, shitjet u rriten me gati dy herë

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2021 patën rritjen më të lartë. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 2.1 herë, krahasuar me tremujorin e tretë 2020. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10.9%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020 dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14.4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë