Shendet

Rritje rastesh me linë e dhenëve, shkak vonesat e vaksinimeve nga pandemia

Në vendin tonë ka një rikthim të sëmundjeve të tjera infektive si lija e dhenëve dhe fruthi. Gjatë një vëzhgimi të shkurtët në tri qendra shëndetësore, si 2,8 dhe 6 Gazetasi.al vërejti se është rritur numri i pacientëve të cilët janë infektuar me linë e dhënëve.
Mjekët i thanë Gazetasi.al se janë përballur me raste të shtuara të lisë së dhënëve, kryesisht dhe kjo ka ardhur më së shumti për shkak të mos vaksinimit.
“Përgjithësisht janë foshnja deri në 6 muajsh dhe fëmijët në parashkollor më të prekur dhe ajo çfarë vërehet është se prindërit, vijnë me vonesë dhe kuptohet që janë të pa vaksinuar. Në përgjithësi ka 2-3 raste në ditë në gjendje të lehtë”,shpjegojnë mjekët.
Prezencën e lisë është konfirmuar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë. Artan Simaku ekspert i shëndetit publik në ISHP se edhe në Shqipëri është vënë re një ulje e lehtë i vaksinimit për fruthin.

“Si në të gjithë botën për shkak të pandemisë është vërejtur një rënie e përqindjes së vaksinimit. Shqipëria ka patur një përqindje shumë të lartë të vaksinimit të këtyre dy sëmundjeve por gjatë dy viteve të pandemisë është vënë re një rënie e lehtë e përqindjes së vaksinimit.”, shpjegoi Simaku.
Sipas Simakut, një ndër arsyet pse ka pasur një rritje të rasteve të lisë është sepse vaksina e kësaj sëmundje, sepse varicela nuk është e përfshirë në kalendarin kombëtar të vaksinimit. Ndërsa, rastet e fruthit kanë qenë sporadike sepse edhe gjatë kohës së pandemisë ka vijuar survejanca. Sipas të dhënave të OBSH, Shqipëria ka një mbulesë të lartë vaksinale ndaj fruthit me rreth 94%, por rrezik mbetet importi rasteve nga vendet e rajonit.

Gazetasi.al ka pyetur Institutin e Shëndetit Publik se, çfarë masash do të marrë për të minimizuar përhapjen e lisë, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Lija e dhenëve ka pasur formën më agresive në vendin tonë për herë të fundit në vitin 2017 kur gjatë një periudhë të shkurtër kohore në pediatrinë infektive janë shtruar 25 pacientë pediatrik. Më pas nga viti në vit kjo sëmundje ka pasur rënie.
Për çështjen e uljes së vaksinimit ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila përpara dy ditësh ka deklaruar se duhet një vëmendje e veçantë për këto dy sëmundje, kryesisht për të rritur normat e vaksinimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë