Shqipëria ka regjistruar sot një rritje të frikshme të rasteve të reja me COVID në vend, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 220 qytetarë, nga 69 që ishin një ditë më parë. Ky është bilanci që njofton Ministria e Shëndetësisë pas kryerjes së 5536 testimeve në mbarë vendin. Ndërkohë fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.
Ministria e Shëndetësisë, njofton se aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Sakaq janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.
Sipas ministrisë, 67 raste janë zbuluar në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.