Politike

Rritja e vdekjeve nga Covid-19, Meta: Merrni masa, ndaloni pagesat buxhetore për PPP-të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vëren se në raport me popullsinë, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në  +111% për muajt nëntor-dhjetor.

“Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afatgjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.

COVID-19 nuk po ndalet!”, shkruan Meta.

Për Presidentin ka vetëm një zgjidhje;  “Ndaloni menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të! Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve!  Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, jo për oligarkët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë