Studiuesit kanë zbuluar se rritja e sotme ekonomike lidhet me rrugët romake të ndërtuara 2 mijë vjet më parë. Shkencëtarë nga universitetet e Kopenhagës dhe Gothenburgut studiuan rrugët romake duke përdorur imazhe satelitore dhe Atlasin Dixhital të Qytetërimeve Romake dhe Mesjetare (DARMC). Ata kanë vëzhguar dendësinë e popullsisë dhe intensitetin e dritave gjatë natës përgjatë 50 mijë miljeve ose 80 mijë km rrugë romake.
Shkencëtarët kanë gjetur se ka një lidhje midis vendndodhjes së rrugëve të lashta romake dhe aktivitetit ekonomik të ditëve të sotme.
Romakët ndërtuan kryesisht në rajonet e sapo-pushtuara të pazhvilluara, në përpjekje për të krijuar rrugë të forta tregtare. Ata i ndërtuan rrugët e tyre për të shkurtuar sa më shumë kohën e udhëtimit.
Trashëgimia e Perandorisë Romake sot mund të shihet nga hapësira, pasi romakët kanë ndërtuar rrugë të mira dhe të gjera.
Kjo është pikërisht ajo që bëri në vitin 2017 astronauti NASA-s, Shane Kimbrough. Gjatë një fluturimi prej 400 km rreth Tokës, Kimbrough mori një sërë imazhesh nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor që tregonte Tokën gjatë natës me dritat që ndriçonin qytetet. Sot, ruajtja e rrugëve romake nëpër botë ndryshon. Në Mbretërinë e Bashkuar, disa rrugë janë ende duke u zbuluar dhe janë lehtësisht të dukshme.
Sa të rëndësishme janë rrugët romake?
Rrugët romake ishin struktura të mëdha zakonisht me gjerësi 5-7 metra. Romakët shquheshin për ndërtimin e rrugëve në vijë të drejtë, por zbulimi i një rruge midis Ribchester dhe Lancaster në Britami tregon se ata merrnin parasysh edhe gjeografinë natyrore të një vendi, për shembull për të shmangur kodrat e pjerrëta.
Rrugët ishin përdorur për të transportuar mallra në mënyrë efikase dhe për ushtarët që marshonin.
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.