Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi përmes një deklarate për mediat mbylljen e Athinës duke filluar nga dita e enjte deri më 28 Shkurt.
Masat e reja përfshijnë mbylljen e shkollave, dhe gjithë aktiviteteve të shitjes me pakicë.
Kryeministri grek Mitsotakis tha se Greqia deri më tani i ka rezistuar në mënyrë efektive valës së tretë të koronavirusit, duke zgjedhur masa që japin efekt të menjëhershëm, me qëllim që “të jetë gjithmonë një hap përpara virusit” .
“Sot, megjithatë, rreziku po rishfaqet,” shtoi kryeministri, duke përmendur dy faktorë shqetësues: rritjen e shtrimeve në spital në Athine dhe mutacionet që po pëson virusi.
“Ne e dimë që nga Prilli do të jemi shumë më mirë. Por tani duhet të parandalojmë rrezikun!”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.