Sociale

Rritja e rasteve të reja, hapet spitali Covid 3, Manastirliu: Po riaktivizojmë planin për përballimin e situatës

Rritja nga dita në ditë e rasteve të reja me COVID19 dhe mbingarkesa në dy spitalet që janë aktualisht në funksion të pacientëve të infektuar, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të hapë spitalin Covid 3.

“Forca ekipit të Spitalit Covid3️ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shkruan në Facebook, Ogerta Manastirliu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë