A mundet që rritja e rasteve me Covid-19 në Kinë të lëshojë një mutacion të ri të koronavirusit në botë?
Shkencëtarët nuk e dinë, por shqetësohen se mund të ndodhë. Mund të jetë e ngjashme me variantet Omicron që qarkullojnë atje tani. Mund të jetë një kombinim i varianteve. Ose diçka krejtësisht ndryshe.
“Kina ka një popullsi shumë të madhe dhe ka imunitet të kufizuar. Dhe ky është mjedisi ku mund të zhvillohet një variant i ri”, tha Stuart Campbell Ray, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.
Çdo infeksion i ri sjell një shans që koronavirusi të ndryshojë dhe virusi po përhapet me shpejtësi në Kinë. Vendi prej 1.4 miliardë banorësh ka braktisur kryesisht politikën e tij “zero COVID”. Megjithëse normat e përgjithshme të raportuara të vaksinimit janë të larta, numri i dozave përforcuese është më i ulët, veçanërisht tek njerëzit e moshuar. Vaksinat vendase kanë rezultuar më pak efektive kundër virusit. Shumë prej tyre u dhanë më shumë se një vit më parë, që do të thotë se imuniteti është zbehur.
Rezultati? Një hapësirë e favorshme për mutacione.
“Kur kemi valë të mëdha infeksioni, shpesh pasohen nga gjenerimi i varianteve të reja”, tha Ray.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




