Në vijim të rritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës në vend, kanë reaguar shoqatat që mbrojnë konsumatorët. Qendra “Konsumatori Shqipëtar” i ka drejtuar një letër ankesë Autoritetit të Konkurencës ku shpjegon se çmimet e karburantit janë të papërballueshme për qytetarët.
“Kjo rritje e fiksuar, si dhe e menjëhreshme, sjell indicje për një marrëveshje të ndaluar nga 4 operatorët ekonomike në treg, duke dëmtuar drejpërdrejtë interesat e konsumatorëve shqiptarë. Asnjë institucion nuk ka vepruar për të marrë nën monitorim, por dhe për të vendosur disa politika mbrojtese për konsumatorët, nëpërmjet përcaktimeve dhe detyrimeve ekonomike ndaj operatoreve, si dhe vendosjen e çmimeve tavan si Kosova apo Maqedonia,” thuhet më tej në letrën e Qendrës.
Edhe Shoqata “Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendorë” ka informuar se ditën e hënë, do të depozitojnë pranë Autoritetit të Konkurrencës një kërkesë për hetim të thelluar në tregun e karburanteve. “Ne si shoqatë e kemi paralajmeruar prej kohësh në qëndrimet tona si ne media ashtu dhe ne rrjete sociale, këtë situatë që po kalojmë. Është koha të kalojmë nga fjalet në vepra. Është koha që shteti të veprojë. Në të kundërt, na takon ne si qytetarë të veprojmë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.