Ekonomi

Rritja e ekonomisë u ngadalësua në fund të 2024-s. Administrata dhe tregu imobiliar rritën PBB-në

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e fundit të vitit 2024, ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.63% nga 4% në tremujorin paraardhës. Një vit më parë rritja e PBB-së raportohej 3.8%.

INSTAT raporton se rritja më e madhe gjatë kësaj periudha erdhi nga administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, me 11.35% dhe tregu imobiliar me 10.76%.

Aktivitetet argëtuese dhe shërbime të ngjashme u rritën me pothuajse 10% dhe tregtia, transporti akomodimi dhe ushqimi me 4.33%. ndërtimi u rrit me 1.6%.

Në fund të 2024-s, raportohet një rënie me 2.7% e bujqësisë dhe 7.73% e industrisë, energjisë dhe ujit.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit, në terma real, me 3.26 %; – Konsumi final i qeverisë u rrit me 0.56 %; – Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 2.01 %. – Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,73 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3.12 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë