Me rritjen e çmimeve të vajit të ullirit në Spanjë, rrjetet e supermarketeve kanë filluar të marrin masa duke vendosur pajisje kundër vjedhjes, një fenomen që është shtuar kohët e fundit. Ndërkohë që deri para pak kohësh, njerëzit synonin të vidhnin kryesisht pije alkoolike, tashmë supermarketet në Spanjë kanë raportuar vjedhje të shisheve të vajit të ullirit, duke rezultuar në një humbje të të ardhurave prej rreth 800 milionë euro në vit, sipas Shoqatës Spanjolle të Prodhuesve dhe Shpërndarësve (AECOC).
Han tenido que poner un dispositivo de alarma en las garrafas de aceite de oliva porque de lo caras que están (a más de 7€ el litro) la gente las ha empezado a robar.
— Araknne (@Araknne1) August 26, 2023
Ahora si que se le puede llamar "ORO LÍQUIDO" de verdad…
(Foto mía esta mañana en el Carrefour de Albacete) pic.twitter.com/dzXPd40pJS
Vjedhje të sasive të mëdha të vajit të ullirit janë regjistruar edhe në fabrikat e ullirit në vend, si “Marin Serrano El Lagar” në Andaluzi, ku në fund të muajit të kaluar persona të panjohur vodhën rreth 60.000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër me një vlerë e llogaritur afër 420.000 euro, ose “Terraverne” ku kanë vjedhur 6000 litra.
Pavarësisht ndryshimeve të fundit në Kodin Penal të Spanjës, i cili tani parashikon burgim nga gjashtë deri në 18 muaj për hajdutët e supermarketeve, problemi po përkeqësohet.
Edhe pse Spanja është prodhuesi kryesor në botë i vajit të ullirit, prodhimi këtë sezon ka rënë me 50% për shkak të thatësirës. Rritja e çmimeve ka një ndikim shqetësues për të gjithë, përfshirë fermerët, supermarketet dhe konsumatorët.
Supermarketet tashmë po vendosin etiketa elektronike në shishet e vajit të ullirit dhe gjithashtu kanë forcuar sigurinë për të kontrolluar korridoret, në përpjekje për të shpëtuar vajin e ullirit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




