Në shtator pati një rritje të çmimit të karburantave dhe gazit mesatarisht me 20 lek dhe Konfindustria thotë që ekonomia dhe financat personale do të kenë pasoja të rënda.
“Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të shtrenjata në Europë” thotë Konfidustrtia ndaj propozon marrjen e disa masave urgjente nga qeveria “pasi mund të ndodhemi në kushtet e një krize”.
Kjo shoqatë (Konfidustri) thotë se do ta dërgojë shumë shpejt paketën e propozimeve të saj në Kuvend.
“Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare”,thuhet në njoftimin e Konfindustrisë
Sipas shoqatës, “Tregu i karburanteve në Shqipëri karakterizohet nga grupimet kartel dhe oligopol, që fillojnë nga shërbimet portuale, tregtia me shumicë dhe pakicë. Biznesi, qytetarët dhe buxheti i shtetit shqiptar, përveç rritjes së fortë të çmimit të publikuar përballen më kosto shtesë të fshehura mjaft të larta si pasojë e cilësisë së dobët të karburanteve, evazionit fiskal dhe kostove të pranisë së koncesioneve dhe PPP në sistem. Pasojave të rënda në mjedis dhe shëndetin e popullsisë. Ministria përkatëse, agjencitë qeveritare të kontrollit të cilësisë dhe rregullatorët e sotëm të tregut, kanë dështuar krejtësisht në zbatimin e detyrave ligjore përkundrejt tregut të karburanteve”.
Tregu i karburanteve është më i madhi në vend mbi 10% të PPB dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




