Kosova

Rritja e çmimit të energjisë, të mërkurën Kosova në protestë

Për shkak të propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, të mërkurën është paralajmëruar protestë qytetare në Kosovë.

Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Më 28 janar Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët që e tejkalojnë 600 kW.

“Vendosja e bllok-tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonit të dimrit konsumi energjetik i një familjeje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove, me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë