Biznes

Rritet transporti i mallrave, por ulet i njerëzve

Për katërmujorin  e parë të vitit 2021, transporti i pasagjerëve në të gjitha llojet shënoi ulje krahasuar me katërmujorin  e parë të vitit 2020. Ndërkohë volumi i mallrave për të njëjtat periudha rezulton në rritje.

Gjatë muajit prill 2021, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në vendin tonë nga portet detare arritën në masën e 451.6 mijë ton, duke u rritur me 27.7% krahasuar me prillin e vitit 2020.

Mallrat e transportuara gjatë prillit 2021, me hekurudhë raportohen nga Instat në masën e 2.333 mijë ton-kilometër dhe me ajër 161 ton, me rritje respektive 3.1 dhe 2 në raport vjetor.

Për udhëtimet e pasagjerëve vazhdon të mbetet preferenciale linja ajrore, mënyrë udhëtimi që zë 76.7% të transportit të përgjithshëm. Gjatë prillit 2021, me transportin ajror udhëtuan 101.354 pasagjerë, me rritje 25.5 herë në krahasim me prillin e 2020-s.

Me linjë detare udhëtuan 30.413 pasagjerë gjatë prillit të këtij viti, 9.6 herë më shumë se prillin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë