Ekonomi

Rritet shuma e Eurobondit shqiptar, shkon në 650 mln euro

Ashtu siç e kishte paralajmëruar ditë më parë Ministrja e Financave Anila Denaj, eurobondi do të dalë në tregjet ndërkombëtare në verë dhe nëse do të ketë vonesë për asrye të caktuara do të dalë deri në tetor kur është edhe afati i shlyerjes së 250 mln eurove.

Por ajo që ka ndryshuar në hitorinë e Eurobondit është shifra.

Në krye të herës kur në komisionin kuvendor për Ekonominë dhe Financat tek prezantohej draft-buxheti në nëntor 2019, Ahmetaj dhe Deanj do të deklaronin në atë kohë se Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond të ri prej 500 mln euro.

Duke parë situatën e krizës të shkaktuar nga Covid-19 dhe nevojën e dëshpëruar për likuiditet, financat kanë vendosur ta rrisin shumën e borxhit në 650 mln euro.

Këtë e bëjnë të ditur burime nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ashtu si edhe Guvernatori Gent Sejko theksojnë se edhe tregu i brendshëm i borxhit është mjaft likuid në këtë periudhe, duke garantuar financimin e deficitit buxhetor i cili pas krizës së Covid u dyfishua duke arritur në -68 miliardë lekë, I cili parashikohet të rritet edhe më tej nëse situata e pandemisë vijon.

Qeveria kishte menduar të huazonte 500 milion euro rreth nëntorit 2019 para se të goditej nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar ku gjetën vdekjen 51 persona dhe 17,000 të tjerë mbetën të pastrehë.

Denaj do të thoshte se qeveria e ka cuar përpara procesin dhe do të vendosë në prill nëse do të huazojë më shumë para ose jo për të mbuluar nevojat për rindërtim.

“Në këtë mënyrë, ne mund të gjenim hapësirë në buxhet për ta përdorur atë qoftë në rindërtim ose investime të tjera të planifikuara” , është shprehur ministrja Denaj për Reuters.

Më pak se gjysma e obligacionit do të paguajë borxhin.

“Ne mund të ngremë tavanin (e Eurobondit) pak, nga 500 mln në 600 mln, ose 580 mln ose 590 mln, në varësi të nevojës së momentit që do të hyjmë në treg,” shtoi Denaj.

Ky është eurobondi i tretë që Shqipëria emeton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë