Treg

Rritet përsëri nafta, shkon në 235 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës në 235 lekë/litër për datën 15 prill deri në mbledhjen  e ardhshme.

Benzina do të shitet me 211 lekë/litër dhe gazi me 115 lekë/litër.

Për tregtimin me shumicë, nafta do të jetë në çmimin e  223 lekëve, benzina në 199 lekë dhe gazi 103 lekë.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë