Ekonomi

Rritet numri i vizitorëve gjatë muajit mars

Marsi i këtij viti solli në Shqipëri 394.478 vizitorë të huaj, një rritje me 44.8% në krahasim me marsin e vitit 2020. 170.279 ishin të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë.

Përsëri numri më i madh i vizitorëve gjatë muajit mars ishin nga Kosova, 82.493 shtetas kosovarë

Gjatë tremujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 38.3 % dhe Zvicra me 32.7 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 83.5 % dhe Anglia me 70.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të 2021 është 513.781, duke rënë me 10.4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë të 2021, është 756.405 duke rënë me 31.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë