Sociale

Rritet numri i viktimave nga Covid, 325 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka pësuar një ulje, por në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë (në krahasim me një ditë më parë, ku u regjistruan 6 humbje jete). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë infektuar 325 qytetarë nga 2.827 testime të kryera gjithsej.

Viktimat janë tre qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, dy qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, një qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe një qytetar nga Berati 71 vjeç.

Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas MSh-së, 158 raste janë shënuar në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Statistika (10 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 325
Të shëruar në 24 orë 563
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2827

Testime totale 1,237,635
Raste pozitive 174,968
Raste të shëruara 165,087
Raste Aktive 7113
Humbje jete 2,768

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3080
Durrës 842
Fier 712
Shkodër 609
Vlorë 379
Elbasan 346
Lezhë 269
Berat 230
Gjirokastër 208
Kukës 156
Korçë 155
Dibër 127


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë