Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.6 i shkallës rihter, i ndjekur nga një pasgoditje intensive, ka goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Sipas autoriteteve numri i viktimave ka shkuar në 48 dhe të gjitha vikimat ishin në bregun perëndimor të Honshu, epiqendra e tërmetit.
Por gërmimet vazhdojnë dhe janë raportuar shumë dëme dhe zjarre. Po ashtu është urdhëruar evakuimi nga zonat bregdetare në Japoni, Rusi dhe dy Kore. Megjithatë, paralajmërim për cunami tani nuk ka më.
Kryeministri Fumio Kishida pranon vështirësi në përpjekjet e operacioneve të shpëtim kërkimit për shkak të dëmtimit të rrugëve. Kryeministri Kishida deklaroi se autoritetet janë në luftë me garë për të gjetur sa më shumë të mbijetuar nën rrënojat e shkatërruara nga tërmeti.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin më shumë të mbijetuar nga ndërtesat e shembura, të penguara nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë.
“Ne duhet të garojmë me kohën për të kërkuar dhe shpëtuar viktimat e katastrofës. Janë konfirmuar dëme shumë të mëdha, duke përfshirë viktima të shumta, shembje ndërtesash dhe zjarre”, tha Kishida.
Rreth 33,000 familje përballuan temperaturat e ftohta gjatë natës për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shumë qytete janë gjithashtu pa ujë të rrjedhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



