Gazeta Si - Në 24 orët e fundit është rritur numri i viktimave nga Covid, ku Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 7 humbje jete si pasojë e koronavirusit: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç.
Ndërsa, nga 1,610 testime, kanë rezultuar 206 qytetarë të infektuar. Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Sipas ministrisë, janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë në këto bashki: 87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës, Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh, 2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.
Statistika (20 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 206
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 79
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1,610
Testime totale 1,728,492
Raste pozitive 270,370
Raste të shëruara 262,402
Raste Aktive 4,523
Humbje jete 3,445
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,330
Fier 756
Vlorë 428
Elbasan 473
Berat 352
Lezhë 324
Durrës 199
Gjirokastër 169
Shkodër 158
Kukës 163
Korçë 150
Dibër 21
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.