Ka ndodhur

Rritet numri i të prekurve (532) dhe shtrimet në spital, 7 të vdekur në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë.

Numrin më të madh të të prekurve e mban Tirana me 191 raste në 24 orë, duke vijuar me Durrësin e më pas Krujën dhe Elbasanin.

24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 389 pacientë, (11 më shumë shtrime se një ditë më parë)  16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID më i riu një 58 vjeçar dhe më i vjetri në moshë, një 85 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                            532

Të shëruar ne 24 orë                         100

Të shtruar në spitale                          389

Humbje jete në 24 orë                      7

Testime ditore                           2,409

Testime totale                     153,149

Raste pozitive              27,233

Raste të shëruara       12,767

Raste Aktive                 13,854

Humbje jete                    612

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              6797

Durrës               1170

Fier                    1005

Korçë                  819

Shkodër             821

Elbasan              730

Vlorë                  614

Lezhë                 616

Berat                  419

Gjirokastër         392

Kukës                  329

Dibër                    142


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë