Kosova

Rritet numri i të infektuarve, Osmani thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, është një akt patriotik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid gjatë ditëve të fundit.

Osmani ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen, nën vazhdën e valës së rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, derisa e ka cilësuar vaksinimin si “akt patriotik”.

Ajo është shprehur se ka mjaftueshëm vaksina për të gjithë, ndaj qytetarët duhet të shkojnë dhe të vaksinohen.

“Rritja e numrit të të infektuarve me variantin Delta kërkon shtimin maksimal të kujdesit, sepse po s`u vaksinuam të gjithë, të gjithë do të jemi humbës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë