Nga Gazeta “Si” – Gjatë vitit 2021, numri i ndërmarrjeve në Shqipëri, u rrit me 1.1% nga viti 2022, duke arritur në 118.627, nga të cilat 15 mijë janë regjistruar për herë të parë në vitin e shkuar. Vetëm 3 mijë më shumë se viti i pandemisë.
Rritje të dallueshme ka pësuar formaliteti në sektorin e bujqësisë, ku fermerët e regjistruar me NIPT u rritën me 28%, duke arritur shifrën e pothuajse 63 mijëve. 11% e tyre, janë në zonën e Lushnjës.
Rritja më e madhe ka ndodhur në fushën e tregtisë, ku për vitin e shkuar, u shtuan 4.471 biznese të reja.
Sipas rajoneve, në qarqet Tiranë, Durrës e Fier janë përqendruar rreth 64.1% e ndërmarrjeve.
Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 54.641 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.261 ndërmarrje. Edhe gjatë vitit 2020 situata paraqitet e njëjtë.

Në regjistrin e ndërmarrjeve, vihet re një ulje e kontributit të tyre në tregun e punës në Shqipëri, nga 52% në 2020-n, në 51% për vitin e shkuar. Kjo lidhet dhe me uljen e ndërmarrjeve me mbi 50 të punësuar, që quhen të mëdha, sidomos ato të huaja.
Për viti 2021, ndërmarrjet e huaja zënë 5.6% të totalit, në rritje nga viti 2020, por me strukturë të ndryshuar.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 janë larguar 44 kompani, që kishin më shumë se 50 punonjës dhe 97 të tjera që kishin nga 10 deri në 49 punonjës.
Nga ana tjetër, janë shtuar 648 subjekte të vogla, që kanë nga 1-4 punonjës dhe 93 biznese me 5 deri në 9 punonjës.
Rënia është ndjerë më së shumti në sektorin e industrisë.
Vendet e huaja që shtuan investimet në Shqipëri, kryesohen nga Italia dhe Greqia me gati 46% të totalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



