Treg

Rritet me 5 lekë nafta, shkon 235 lekë/litër. Rritet me 10 lekë benzina, shkon 234 lekë/litër

Nga sot(15 maj) nafta dhe benzina do të kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa çmimi i gazit është ulur me 10 lekë.

Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të tregtohet 237 lekë/ litri, ose 5 lekë më shumë nga sa ishte më parë.

Ndërsa benzina do të shitet me 234 lekë/litër, duke u rritur me 10 lekë. Çmimi i gazit ka pësuar ulje, dhe do të kushtojë 90 lekë/ litër, nga 100 lekë që ishte më parë.

“Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë