Futboll

Rritet konkurenca për Jasharin

Nga Gazeta Si – Chelsea dhe Bayer Leverkusen nisin garën për blerjen e Ardon Jashari-t për të cilin Milan refuzon të rrisë ofertën në 40 milionë euro.

Kuqezinjtë që kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Club Brugge , rrezikojnë ta humbasin atë me destinacion Chelsea-n ose Bayer Leverkusen që kontaktuar personalisht Ardon Jashari-n.

Anglezët dhe gjermanët janë të interesuar për 22 vjeçarin që u shpall Lojtari i Vitit në “Belgian Pro League” për të cilin Brugge kërkon 40 milionë euro.

Jashari po tregon besnikëri ndaj Milan-it për të cilët refuzoi “kushërinjtë” e Inter. Për këtë arësye ai u la jashtë skuadrës për Superkupën në Belgjikë dhe ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Igli Tare beson se do të arrijë ta marrë futbollistin dardan dhe ka vendosur fundin e kësaj jave si “dead line” për Brugge. Në të kundërt Drejtori kuqezi do të kërkojë diku tjetër përforcimin e rradhës.

Jashari nuk u përfshi në foton zyrtare për sezonin e ri dhe pritet të mungojë në ndeshjen e tretë rradhazi, ndaj Mechelen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë