Treg

Rritet interesi i shqiptarëve për pensionet private, tregu arrin 78 mln euro

Nga Gazeta 'SI' - Problemet e skemës shtetërore të pensioneve po orientojnë shqiptarët drejt asaj private. Edhe pse shifrat nuk janë të konsiderueshme, ritmi i rritjes së tyre është përshpejtuar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregon totali i aseteve të këtij tregu arrin në 7.7 mld lekë, ose rreth 78 mln euro deri në fund të shtatorit 2024.. Nga fundi i vitit 2023, tregu është zgjeruar me një ritëm më të shpejtë se periudhat e tjera, 15%.

Më shumë se 43 mijë individë janë anëtarë të skemës private.

Kompania Sigal dominon tregun në vlerë asetesh, mbi 3 mld lekë, por në numrin më të lartë të anëtarëve e ka kompania Credins 19.153.

Në një kohë kur skema shtetërore e pensioneve po përballet me vështirësi, qeveria, ekspertët dhe vetë siguruesit kanë apeluar për investime në pensionet private, që njihet dhe si ‘kolona e dytë’ e skemës së sigurimeve.

Ligji i miratuar vitin e shkuar, synonte të nxiste interesin për këtë sektor, ku u ul kosto administrative në 2.5% nga 3% që ishte dhe rritja e vlerës së patatueshme. Po ashtu, pagesat që merr anëtari i fondit privat, nuk do të tatohen më si e ardhur personale, por do të tatohen vetëm për kthimin nga investimi, norma mbetet 15%.

Ndërkohë, qeveria ka disa muaj që rikujton se është në diskutime me Bankën Botërore për një skemë të re pensionesh, ku bashkë me vlerën e pensionit pritet të rritet edhe mosha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë