Shtatë të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ku nga 2.241 testime, kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë. Një bilanc në rritje sa i takon viktimave, ndërsa një ditë më parë u raportuan 5 të vdekur.
Bëhet fjalë për një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe dhe një qytetar nga Vlora 66 vjeç.
Janë 5.159 pacientë aktivë me COVID 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë që janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit me Covid janë nga këto bashki: 83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.
Statistika (27 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 168
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 121
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2241.
Testime totale 1,463,131
Raste pozitive 207,877
Raste të shëruara 199,517
Raste Aktive 5,159
Humbje jete 3,201
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2419
Fier 582
Durrës 394
Shkodër 345
Elbasan 323
Vlorë 276
Berat 237
Gjirokastër 187
Lezhë 139
Korçë 94
Kukës 85
Dibër 78
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.