Sociale

Rriten vdekjet dhe infektimet nga COVID19/ 2832 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 8,746 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2832 qytetarë, ku tre bashkitë me numrin më të lartë e kanë Tirana, Shkodra dhe Durrësi.   

Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka pasur 6 humbje jete, dy prej tyre në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë