Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe dhe janë kryer 3068 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 482 qytetarë, në këto bashki:
225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
"Janë 6419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë",thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2989
Fier 673
Durrës 577
Shkodër 432
Elbasan 406
Vlorë 400
Berat 249
Lezhë 192
Gjirokastër 187
Korçë 147
Dibër 94
Kukës 73
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.