Para

Rriten të ardhurat nga tatimet, ulet deficiti

Të ardhurat totale për 11 muajt e 2021-shit janë realizuar në masën e 103% të planit ose 75 miliardë lekë më shumë krahasuar më një vit më parë, me kontributin e taksave TVSH, tatim fitimi dhe taksat nacionale me vlerën e 228 miliardë lekëve. Rritja më e madhe ka ndodhur në taksën e rentës minerare për eksport, me 132.2% rritje.

Për të njëjtën periudhë krahasuese, shpenzimet u realizuan në masën e 89.5% të planit dhe 34.5 mld më shumë se një vit më parë.

Niveli i deficitit për 11 mujorin e vitit 2021 rezultoi në rreth 32 miliardë lekë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 400.4 miliardë lekë, 17.9% më shumë, krahasuar me vitin 2020, si dhe 5.6% më shumë se plani 11 mujor për vitin 2021.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 172.4 miliardë lekëve,  25.6% më shumë se 11 mujori 2020.

Të ardhurat nga TVSH në import për 11 mujorin rezultojnë 116.8 miliardë lekë,  29.9% më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 46.6 miliardë lekë, 16.6% më shumë se viti 2020.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë shtuar me 132.3% krahasuar me vitin i kaluar.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.7 miliardë lekë, ose 19.5% më shumë se 11 mujori 2020.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 11-mujorin 2021 u realizuan në masën 228 miliardë lekë, 12.7% më shumë se 11-mujori i vitit të kaluar. Nga TVSH u arkëtuan 27.5 mld lekë. Nga tatim fitimi 30.7 mld, nga të ardhurat personale 36.5 mld lekë dhe taksa nacionale 35.8 mld lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 97.5 miliardë lekë, 13.3% më shumë se 11-mujori 2020.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën njëmbëdhjetë mujore të vitit 2021, arritën në rreth 490.1 miliardë lekë  me një realizim në masën 89.5% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 7.65 më i lartë ose rreth 34.5 miliard lekë më shumë.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 11 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 95.6% dhe 53.1% të planit të periudhës.

Niveli i deficitit për periudhën 11 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 32.2 mld, ose rreth 40.7 miliard lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë