Treg

Rriten sigurimet nga zjarri dhe forcat e natyrës

Vëllimi i primeve në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë vitit 2020,shënoi ulje me 5%, ndërsa vërehet një rritje me 4% e numrit të kontratave të sigurimit.
Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në portofolat e “pronës, përgjegjësive e garancive” të cilat gjatë vitit të shkuar siguruan mbi 2,790 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë “zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” me rreth 59.62% të totalit, të pasuara nga sigurimi i “përgjegjësisë së përgjithshme” me 30.76% të totalit.
Në total, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës vitit 2020 arritën rreth 6 miliardë milionë lekë, 6% më pak se në vitin 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar, po ashtu u ul me 43.8% krahasuar vitin 2019.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë vitit 2020, patën ulje me 5.50% kundrejt vitit 2019.
Të ardhurat nga sigurimet e “aksidenteve dhe shëndetit”, gjatë 2020-s, arritën në rreth 1 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 11.20% në krahasim me 2019-n.
Ndërsa primet nga sigurimet e Jetës arritën rreth 1,165 milionë lekë, ose 4.15% më pak se në 2019./ATA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë