Kosova

Shifra të larta në Kosovë, 32 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 32 viktima si pasojë e COVID-19. Ndërkohë janë shënuar 1,612 raste të reja nga 13.953 testime të kryera në total në laboratorët shtetrorë dhe privatë.

Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524. Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë