Edhe gjatë marsit turizmi ka vijuar rimëkëmbjen e tij.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë këtij muaji janë rritur si vizitorët jo-rezident ashtu edhe net qëndrimet dhe norma neto e shfrytëzimit të kapacitetit akomodues në vend.
Gjatë marsit, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 53.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.Numri i vizitorëve rezident është rritur me 62.0% ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 44.7%.
Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 2.1 herë, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Sipas INSTAT gjatë marsit është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 53.7%, krahasuar me marsin e 2021-shit.
“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë prej 98,1%.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2.0 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.5 herë.
Në muajin Mars 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
- sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (55.1%);
- sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (62.0%);
- sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96.6%)”.
Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.0 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2.4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Norma neto e shfrytëzimit
“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8.7%, kundrejt 5.2% që ishte në muajin Mars 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7.7%, kundrejt 4.0% që ishte në muajin Mars 2021”, vlerëson INSTAT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.