Rriten ndjeshëm rastet e infektimeve nga 24 orë më parë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 6527 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 658 qytetarë.
Një ditë më parë, të premten, në Shqipëri ishin 535 raste.
Infektimet më të mëdha janë në Tiranë me 217 raste, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat e qytete të tjera.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë nga 60 qe ishin një ditë më parë. 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.